Një episod i ndeshjes së mbrëmshme mes Rayo Vallecanos dhe Sevillas që u zhvillua në Madrid, ka shqetësuar të gjithë Spanjën. Në minutën e tridhjetë e dy, dy skuadrat ishin në barazim 1-1. Në stadiumin e Vallecas, një tifoz i ri i Rayo Vallecano-s, teksa argjentinasi Ocampos i Sevillas po përgatitej të bëjë një rivënie, prek lojtarin e Sevillas për ta mërzitur. Futbollisti argjentinas reagon ashpër duke tërhequr vëmendjen e arbitrit. Edhe shokët dhe kundërshtarët nxitojnë në vijën anësore ku tifozi i ri, së bashku me dy shokë të tjerë, qeshin, duke mos kuptuar peshën absolute të aktit. Gjesti i turpshëm, i ndodhur nën sytë e ish-kapitenit të Romës, Francesco Totti, nuk kaloi pa u vënë re dhe në fund të ndeshjes mbërriti një deklaratë zyrtare nga Sevilla, e cila tërhoqi vëmendjen për atë që ndodhi.
“Sevilla FC shpreh keqardhje të thellë për incidentin e ndodhur këtë të hënë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano, ku lojtari ynë Lucas Ocampos pësoi një gjest të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Sevilla FC shpreson se do të merren masat e duhura, që karakterizojnë rregulloren që një sjellje e tillë të mos përsëritet në një fushë futbolli. Këto gjeste dhe sjellje nuk duhet të lejohen në garën tonë nëse ne aspirojmë të jemi kampionati më i mirë në botë”.
sfidanti.al