UEFA mban në pritje Kosovën për ndeshjen me Izraelin

UEFA ka shtyrë ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar të zhvillohej të enjten më 12 tetor. Bashkë me sfidën e Kombëtares, janë anuluar edhe të gjitha ndeshjet europiane në kalendar për t’un zhvilluar në vendin e Lindjes së Mesme, ndërsa nuk ka një vendim për sfidën Kosovë-Izrael e planifikuar për t’u luajtur në datën 15 tetor.

“UEFA do të presë edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosovë–Izrael do të zhvillohet ose jo. “UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, thuhet në njoftim.

sfidanti.al