UEFA dënon me 10 vite Arsenal Tivat

UEFA ka dënuar me 10 vite përjashtim nga garat evropiane skuadrën malazeze të Arsenal Tivat. Ky vendim vjen pas Arsenal Tivat akuzohet për trukimin e një ndeshje të zhvilluar në korrik të vitit 2023, atëherë kur ky ekip luante në Conference League kundër Alashkertit. Arsenal Tivat barazoi ndeshjen e parë jashtë fushe 1-1 përpara se të humbiste 6-1 në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Gjithashtu drejtori sportiv i klubit, Ranko Krgovic, dhe lojtari Nikola Celebic u pezulluan përjetë nga garat europiane, ndërsa lojtarë të tjerë u ndaluan nga UEFA për 10 vjet.

sfidanti.al