Tunizia shkarkon trajnerin dhe gjithë stafin pas eliminimit nga Kupa e Afrikës

Shkarkohet i gjithë stafi teknik i Tunizisë, pas eliminimit nga Kupa e Afrikës. Federata Tuniziane e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht “mbylljen me konsensus” të bashkëpunimit me trajnerin Sami Trabelsi dhe gjithë stafin e tij.

Vendimi është marrë një ditë pas eliminimit të Tunizisë nga Kupa e Afrikës, që po zhvillohet në Marok. Tunizianët u eliminuan nga Mali me penallti, pas barazimit 1-1 në fund të shtesave. Mali luajti në inferioritet numerik për një pjesë të madhe të ndeshjes, por ia doli të kualifikohej nga pika e bardhë.

Në komunikatën e Federatës Tuniziane të Futbollit nuk thuhet asgjë për trajnerin e ri. Trajneri i larguar, Trabelsi, ishte kthyer në stolin e Tunizisë për një mandat të dytë në shkurt të 2025-ës, pas eksperiencës së parë në periudhën 2011-2013.

sfidanti.al