Trajneri i Polonisë: Kujdes Shqipërinë!

Polonia përballet me Shqipërinë këtë muaj, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-off”-it të Botërorit. Trajneri i polakëve, Jan Urban, pranoi se bëhet fjalë për një rival të sikletshëm, por u shpreh besimplotë për aftësinë e lojtarëve të tij.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë. Sigurisht që në ndeshjen ndaj Shqipërisë kemi avantazhin që luajmë në shtëpi, por edhe kundërshtari ka avantazhet e veta, madje të konsiderueshme. Askush nuk duhet të mendojë se fitorja më 26 mars është formalitet. Është ndeshje e vështirë për Poloninë”, tha trajneri polak.