Lindsey Vonn, ngrihet në këmbë dhe rikthehet në stërvitje

Lindsey Vonn, 41 vjeçe, po rikthen dëshirën dhe forcën e saj sportive pas një aksidenti të rëndë në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina d’Ampezzo. Vetëm 25 ditë pas rrëzimit, ku pësoi një frakturë komplekse të tibias në këmbën e majtë dhe iu deshën pesë operacione, ajo ka postuar një video në Instagram ku ngrihet nga karroca me rrota dhe stërvitet në palestër, duke punuar muskujt e barkut, shpatullave dhe madje edhe këmbën e lënduar.

Vonn u shkroi ndjekësve të saj: “Nuk ka dyshim që janë kohë të vështira, por unë jam ende mirënjohëse. Po punoj shumë. Qëllimi i vetëm është të rikuperoj. Ditë pas dite”.