Edicioni i 70-të i trofeut prestigjioz individual do të zhvillohet në një mënyrë unike. Selia për herë të parë nuk do të jetë në Paris.
Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet të hënën e 26 tetorit 2026. Për herë të parë në histori, eventi do të braktisë Parisin për t’u transferuar në Londër. Ky ndryshim selie ka një vlerë simbolike: celebron 70-vjetorin e trofeut, duke e çuar në vendin e Stanley Matthews, anglezit që fitoi edicionin e parë në vitin 1956.
Kush janë kandidatët? Lista zyrtare do të bëhen të ditura të martën e 8 shtatorit 2026 nga France Football. Si gjithmonë, do të jenë 30 kandidatë për “Topin e Artë” për meshkuj dhe 30 kandidate për “Topin e Artë” për femra.
Kush janë favoritët? Gara duket ekstremisht e ekuilibruar dhe nuk ka një favorit absolut. Fillon me Rodri (Botërori i fituar me Spanjën dhe lojtari më i mirë i turneut); Lamine Yamal (kampion bote me Spanjën dhe fitues i La Liga); Fabian Ruiz (Botëror, Champions League dhe Ligue 1); Khvicha Kvaratskhelia (Champions League dhe Ligue 1 si protagonist absolut). Pastaj vijnë bomberat Harry Kane, Kylian Mbappé dhe natyrisht Lionel Messi.

