Toni Kroos vazhdon të përformojë në nivele të larta te Reali, pavarësisht viteve që kalojnë. Kontrata e gjermanit skadon në fund të sezonit, por në Spanjë kanë zbuluar se tashmë ka një marrëveshje për të zgjatur edhe më tej bashkëpunimin me Los Blancos. Sipas asaj që raporton Cadena Ser, në fund të ndeshjes së kthimit ndaj Bayernit, mesfushori do të të zyrtarizojë rinovimin e kontratës. Trajneri Carlo Ancelotti e vlerëson në maksimum atë, me teknikun italian që i ka komunikuar drejtuesve dëshirën e tij për të mbajtur Kroos sërish në ekip. 34-vjeëari ka luajtur 30 ndeshje në La Liga në këtë sezon, duke dhuruar jo pak por 7 asiste.
sfidanti.al