Tifogrupi shqiptar ndërpret stërvitjen e skuadrës: Mos na provoni durimin

Tifogrupi që mbështet Shkupin, “Shvercerat”, ka ndërprerë stërvitjen e ekipit. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale:

Sot Shvercerat e ndërprenë stërvitjen e FC Shkupit! Arsyeja? Mos sinqeriteti dhe mashtrimet e pafundme të kryesisë së klubit! Premtime boshe, takime që shtyhen, dhe mungesë totale respekti ndaj atyre që e kanë mbajt klubin gjallë Shvercerat! Ne nuk jemi spektatorë, jemi zëri i vërtetë i Shkupit! Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës! Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht. Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet… FC Shkupi është i Shkupjanve jo i mashtruesve!”.


sfidanti.al