Taulant Seferi shpallet futbollisti i muajit tek Vorskla në Ukrainë

Një tjetër futbollist shqiptar i dalluar është Taulant Seferi në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Tiranës u vlerësua si lojtari më i mirë i skuadrës së tij, Vorsklës së Poltavës për muajin nëntor. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut mori 33 për qind të totalit të votave, ndërsa në kampionatin e Ukrainës ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje duke dhënë edhe disa asiste. Duket se futbollisti 26-vjeçar nuk po e ndjen edhe aq shumë luftën përderisa po paraqitet në mënyrë të suksesshme në vendin e goditur nga sulmi ushtarak i Rusisë.

Sfidanti.al