Taulant Seferi shkëlqen me dy gola dhe asist në Turqi

Taulant Seferi vazhdon të bëjë mirë te Bodrumspor në Turqi. Ish-sulmuesi i Tiranës asistoi golin e parë dhe shënoi të katërtin e pestin që skuadra e tij shënoi ndaj Hatajspor. Për këtë të fundit qëndron në portë Visar Bekaj. Asisti i Seferit zhbllokoi takimin në minutën e pestë. Në fundin e pjesës së parë sulmuesi shqiptar realizoi dopietën personale. Seferi është sulmuesi më vendimtar në kampionat deri tani. Aktualisht numëron shtatë gola të shënuar, ndërsa ka edhe tre të tjerë të asistuar. Lista e golashënuesve kryesohet nga Florent Hasani në kategorinë e dytë për nga rëndësia në Turqi.

sfidanti.al