Manfredas Ruzgis pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës nga Superiorja, pas një sezoni të suksesshëm me Vorën, ku shënoi 24 gola në 32 ndeshje. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e Qarabag, një nga klubet më të njohura në Azerbajxhan, që e sheh Ruzgis si përforcim kryesor për sezonin e ardhshëm. Për sulmuesin 28-vjeçar, Vora mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme financiare. Paralelisht, ai ka marrë një tjetër ftesë nga kombëtarja e Lituanisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Lituania do të përballet me Maltën më 7 qershor dhe Danimarkën më 10 qershor. Ruzgis ishte pjesë e kombëtares edhe në muajin mars, ku luajti 33 minuta ndaj Finlandës. Megjithëse nuk gjeti golin, mbetet një alternativë e rëndësishme për stafin teknik.
sfidanti.al