Sipas asaj që raportohet nga ”Tuttosport”, Interi synon të bëjë të tijin kroatin Luka Sucic, protagonist me Kroacinë në Kampionatin e fundit Evropian. I lindur në Linz më 8 shtator 2002, Sucic iu bashkua ekipit të të rinjve të Salzburgut në moshën 14-vjeçare. Që atëherë ai ka dhënë kontribut në klubin e njohur austriak. Pas një sezoni në rashët e Liefering (klubi ”satelit” i Salzburgut), Sucic bëri debutimin e tij në ekipin e parë të ”Red Bulls” në shtator 2020, disa javë pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale. Që nga viti 2021 është në orbitën e kombëtares kroate, me të cilën mori pjesë në Kampionatin e fundit Evropian që u mbyll me një eliminim të hidhur në fazën e grupeve me vendin e tretë në Grupin B: për Sucic tri paraqitje dhe shumë tregues të mirë.
sfidanti.al