Shqipëria U19 mundet nga Danimarka

Shqipëria U-19 luajti sot ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 ndaj Danimarkës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me fitoren minimale të Danimarkës 1-0. Trajneri Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Izraelit: Alain Taho (C), Fabjan Perndreca, Kleo Shpuza, Adi Kurti (C), Antonios Dama, Jordi Jaku, Rron Breca Hasani, Frederik Tosku, Denis Prendi, Ergis Arifi, Klejdi Marinaj. Ndeshja nisi e qetë dhe pas disa minutave Danimarka shtoi ritmin dhe u hodh në kërkim të golit. Miqtë shënuan në minutën e 37-të me Tobias Lund Jensen. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë provuan gjithçka për të barazuar rezultatin, por pa sukses. Trajneri Ahmataj aktivizoi edhe Sulejmanin, Hysalliun, Kasharin, Vranicin dhe Marinajn. Në fund takimi u mbyll me fitoren e Danimarkës 1-0. Po sot, u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit mes Izraelit dhe Irlandës së Veriut. Në stadiumin “Niko Dovana” fitoi Izraeli me rezultatin 3-1. Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut në orën 15:00, në “Elbasan Arena”.

sfidanti.al