Peruja po përgatitet për ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Bolivisë dhe Venezuelës, në një grup të Amerikës së Jugut ku “La Bicolor” ndodhet në vendin e fundit dhe praktikisht jashtë garës për një vend në “playoff”. Situatës së trishtë në renditje i është shtuar edhe një skandal i bujshëm: modelja Shirley Arica ka akuzuar tre lojtarë, mes tyre mbrojtësin e Boca Juniors, Luis Advíncula – i cili është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme të kombëtares – se kanë marrë pjesë në një festë ku “ndodhi gjithçka”. Pas këtyre akuzave dhe polemikave të shumta në rrjetet sociale, të tre lojtarët kanë vendosur të mbyllin llogaritë e tyre.
Më pas, me muzikë, alkool dhe atmosferë gjithnjë e më të ndezur, rrëfimi hyn në detaje më komprometuese: “Cueva tentoi të më çonte në banjë. U puthëm… Fillova ta shihja më tërheqës, nuk e di nëse ishte alkooli…”.
Rrëfimi i Shirley Arica bëhet edhe më i qartë kur përmend Luis Advíncula, i cili sapo ishte thirrur në kombëtare: “Ai shfaqej dhe zhdukej”, ka treguar modelja për sjelljen e mbrojtësit të Boca Juniors, ndërsa festa vijonte të merrte një drejtim tjetër, ku “është e qartë që ka pasur edhe shkëmbime partnerësh”.
Pas këtyre deklaratave të bujshme, tifozët nisën të sulmonin lojtarët në rrjetet sociale, duke i detyruar ata të çaktivizojnë llogaritë e tyre. Më vonë, vetëm Advíncula e rihapi profilin e tij, por duke kufizuar komentet në postimet e tij.
sfidanti.al