Roshi pranë Erzurumspor, mungon vetëm firma

Odise Roshi më në fund ka zgjidhur të ardhmen e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili ishte kontaktuar nga disa klube të Superiores, do të jetë pjesë e Erzurumspor në edicionin e ri. Disa probleme burokratike për klubin e kategorisë së dytë të turke kishin vonuar firmën me futbollistin, si dhe depozitimin e kontratës së tij. Por këto situata janë zgjidhur dhe Roshi, i cili ka qenë në pritje që nga fillimi i këtij muaji, mund të nisë punën me klubin e tij të ri, pas largimit nga Sakarjaspor.

sfidanti.al