Robinho përfunimisht në burg për përdhunim

Robinho është arrestuar. Ish-sulmuesi i Milan nis të shlyejë dënimin prej 9 vitesh burg për përdhunimin e një vajze shqiptare, episod që ka ndodhur në Itali në 2013. Braziliani ishte dënuar në të gjitha shkallët e drejtësisë italiane deri në Gjykatën e Kasacionit. Të mërkurën e kaluar, Gjykata Supreme Braziliane e Drejtësisë kishte vendosur me 9 vota pro dhe 2 kundër, që ish futbollisti do të duhej ta kryente dënimin në vendin e tij. Kushtetuta braziliane në fakt ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj jashtë vendit, nëse dënohen duhet të arrestohen në Brazil për krime të kryera jashtë kufijve. Gjykata Federale e Santos mori letrën nga Gjykata Supreme dhe lëshoi mandatin e arrestit. Ish lojtari i dërgua në selinë e Policisë Federale të qytetit pak orë më pas. Robinho ka si vendbanim një banesë luksoze në Guarauja, komunë që ndodhen në një ishull pranë Santosit, në Shtetin e Sao Paolo, aty ku e kanë ndaluar edhe agjentët e policisë braziliane. Avokatët e ish futbollistit u përpoqën ta kthenin pas vendimin me një akt habeas corpus, pretendim për paligjshmëri në marrjen e vendimit , në Gjykatën Supreme Federale, instanca më e lartë gjyqësore në Brazil, në mënyrë që Robinho ta priste procesin e apelit në liri. Kërkesë kjo e cila u refuzuar. Mbrojtja tani do të provojë të prezantojë rekurse duke kontestuar disa nga pikat e vendimit, por procesi do të kërkojë shumë kohë dhe duke përjashtuar surprizat, Ropinho ndërkohë do të qëndrojë në qeli.

sfidanti.al