Roberto Mancini, kampion i Katarit me Al Sadd

Roberto Mancini dhe Al Sadd i tij janë kampionë të Katarit. Trajneri italian e mori lajmin në mbrëmjen e të së hënes, pas humbjes së skuadrës së vendit të dytë Shamal në përballjen me Qatar SC. Në këtë mënyrë, skuadra e Mancinit mundi ta ruajë në 5 diferencën me ndjekësen me të afërt, duke e bërë të kotë ndeshjen direkte mes tyre në javën e fundit të kampionatit, duke u shpallur kampione një raund para fundit të kampionatit.

Ky është titulli i 19-të  kombëtar për skuadrën e Al Sadd dhe i treti radhazi dhe i 6-ti në 8 sezone, me skuadrën e Mancinit që pikërisht këtë të hënë ishte e impenjuar në ndeshjen e Champions League Aziatike kundër Al Hilalit të Simone Inzaghi. Ndërsa për vetë Mancinin, bëhet fjalë për titullin e 15-të në karrierën e tij me italianin që kishte fituar Serie A me Interin 3 herë dhe Premier League në Angli në 2012 me Manchester City. Në javët ku po flitet shumë për të trajnerin e ardhshëm të kombëtares italiane, i fundit që ka mundur të ngrejë një trofe me Azzurrët, Evropianin e 2021, tenton të kandidojë edhe kështu, me suksesin e radhës jashtë kufijve të Italisë.

sfidanti.al