Rinovimi i Musiala dhe Kimmich, flet CEO i Bayern Munchen

Jan-Christian Dreesen, CEO i Bayern Munich, foli për çështjet më të rëndësishme të ditëve të fundit në shtëpinë e Bayern. Tifozët presin të mësojnë të ardhmen e Musiala dhe Kimmich, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany. “Rinovimi i Musiala? Nuk dua të vendos një afat kohor. E rëndësishme është që të arrihet një marrëveshje, edhe nëse nuk ndodh deri në fund të vitit”. “Për rinovimin e Kimmich- Ne kemi thënë tashmë publikisht se duam të fillojmë shpejt negociatat me të për një zgjatje të kontratës. Do të doja që ai të vazhdojë të jetë një nga shtyllat e skuadrës”, tha CEO.

sfidanti.al