Rej Manaj ende pa skuadër, mund të kalojë te Kozenca në Serinë B!

Krejt e ndryshme është situata për futbollistin tjetër të kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj. Sulmuesi u largua nga Uotford pasi prishi me kontratën me konsensus, ndërsa deri tani nuk ka arritur të gjejë një tjetër skuadër. Në fillim u fol për një rikthim të mundshëm te Albasete në ligën e dytë spanjolle, ku Rei Manaj ka luajtur edhe më parë. Por, nga Italia vjen një tjetër opsion. Ose më saktë bëhet fjalë për një tjetër rikthim në Serinë B, ku mundësi të për ardhmen e tij është skuadra e Kozencës. Por deri tani nuk ka asgjë zyrtare, pasi vetë Manaj vazhdon periudhën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi në Angli.

Sfidanti.al