Reali i Madridit do ta luajë finalen e Kupës Ndërkontinentale 2024 në stadiumin mbresëlënës Lusail, i njëjti që priti finalen e Kupës së Botës 2022 të fituar nga Leo Messi dhe Argjentina e tij më 18 dhjetor, dy vite më parë. Organizatorët e Katarit donin t’i siguronin klubit mbretëror dhe finalistit tjetër (ende i panjohur) skenën më të mirë për një event për të cilin mund të blihen biletat duke filluar nga 21 nëntori i ardhshëm. Ndeshja e Realit të Madridit do të jetë finalja e madhe, por para kësaj do të ketë raunde kualifikuese mes kampionëve të ndryshëm të mbetur të gjashtë Konfederatave të FIFA-s. Kështu, “Stadiumi 974”, i bërë me kontejnerë (ideja fillestare ishte çmontimi i tij në fund të Kupës së Botës) do të presë më 11 dhjetor të ashtuquajturin ‘Derbi i Amerikës’, përballje mes kampionit të Concacaf-it, Pachuca, dhe fitueses së Libertadores (finalja zhvillohet pas disa javësh mes brazilianëve të Atlético Mineiros dhe Botafogos).
sfidanti.al