Sipas të gjithë kompanive të basteve në Britaninë e Madhe emri më i kuotuar për të marrë detyrën e trajnerit të Rejnxhërsave është Stiven Gerrard. Ish-trajneri i Al-Ettifaq thuhet se do të marrë një ofertë brenda pak orësh nga Rangers, të cilët kanë shkarkuar para pak orësh Filip Klemo.
Sipas shtypit britanik thuhet se Stiven Gerrard gëzon rrespekt të plotë në “Ibrox” pasi nën drejtimin e kapitenit të Liverpul skuadra në fjalë mundi që të fitonte titullin kampion në 2021-in. Momentalisht Rejnxhërsat janë plot 13 pikë pas rivalëve të tyre, Celtic.
sfidanti.al