Rafael Leao po zhvillon një sezon me ulje-ngritje te Milani. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi i kuqezinjve tashmë nuk mund të konsiderohet më i pashitshëm nga klubi. Në bazë të asaj që shkruhet, Milan mund të lejojë largimin e Leaos për një shifër më të vogël se 100 milionë euro. Interesimi nuk ka munguar po për momentin, synimi është mbyllja e sezonit futbollistik. Portugezi ka luajtur 31 ndeshje në Serie A në këtë sezon.
sfidanti.al