Armando Dobra e mbylli në mënyrën më të mirë kampionatin e rregullt. Sulmuesi shqiptar asistoi dy gola për Çesterfilld, që fitoi 1 me 2 ndaj Suindon.
Fitorja në transfertë vulosi edhe vendin e gjashtë për Çesterfilld. Klubi ku luan Dobra do të përgatitet për fazën “play off”, duke synuar ngjitjen në “League One”.
Në gjysmëfinale vendoset përballë Notts County. Sfidat janë me vajtje-ardhje dhe premtojnë emocione.

