Mesfushori i Barcelonës, Pedri foli për tema të ndryshme, direkt nga grumbullimi i kombëtares spanjolle. Ai u shpreh se synon trofe me katalanasit dhe se do të dëshironte që në finale të Champions të përballej me Real Madrid. Shanset për të fituar tituj: “Për momentin jemi në garë në çdo kompeticion. Tripleta? Jemi të rinj dhe duhet të mendojmë shumë. Kemi ambicie për të fituar shumë tituj.” Qëllimi i madh: “Unë do të isha i kënaqur të fitoja Champions League. Është një titull që nuk e kam fituar kurrë dhe Barça nuk e ka ngritur atë prej kohësh. Një finale e mundshme kundër Real Madridit? “Unë do të nënshkruaja për të luajtur një finale të Champions League me Madrilenët. Pse jo? Ne nuk duhet të kemi frikë nga askush.”
sfidanti.al