Pas anulimit të dy miqësoreve në Kinë, Al Nassr do të luajë nesër një miqësore shumë të rëndësishme ndaj Inter Miami, në kuadër të Kupës së Sezonit të Riadit. Një ndeshje e quajtur “Vallëzimi i fundit” sepse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin gati për të sfiduar njëri-tjetrin ndoshta për herë të fundit në karrierë. Ndeshja e shumëpritur, një përsëritje e betejave të shumta mes dy lojtarëve që kanë shënuar 20 vitet e fundit në futboll, fatkeqësisht do të zhvillohet pa një nga protagonistët: kampioni portugez po lufton ende me një dëmtim të pulpës së majtë që e mundon prej disa javësh. Një problem i cili sipas trajnerit Luis Castro është pothuajse i zgjidhur: “Ronaldo është në pjesën e fundit të procesit të rikuperimit dhe më pas do t’i bashkohet grupit. Shpresojmë që në ditët në vijim të fillojë punën me skuadrën. Ai do të mungojë nesër”, tha ai në konferencën për media. Liga Saudite është në pritje të startit të Kupës së Azisë, ndërsa Inter Miami vjen në këtë ndeshje, e katërta e parasezonit, me dy humbje (0-1 ndaj Dallasit dhe 3-4 kundër Al-Hilal) plus një barazim me El Salvadorin, në daljen e parë të vitit 2024.
sfidanti.al