Një frikë për bombë në Berlin shkaktoi evakuimin e përkohshëm të një “fanzone”, ku tifozët po mblidheshin për të ndjekur ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, Gjermani-Skoci, në ekranet gjigante. Zona, e vendosur pranë Reichstag, seli e Parlamentit Gjerman, u rihap për publikun pak pas orës 18:30. Alarmi është shkaktuar nga një çantë shpine e braktisur dhe pronari është arrestuar. Çanta u kontrollua menjëherë nga skuadra e bombave. Rreth çantës së shpinës është krijuar një perimetër sigurie. Është e paqartë se sa njerëz është dashur të largohen nga zona. “Nëse në fund rezultoi se nuk kishte asgjë, megjithëse njerëzit duheshin evakuuar,” tha Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser, nga Mynihu, qytet ku do të luhet ndeshja.
“Mund të ndodhë gjithashtu që dikush të mos e ketë futur objektin në zonën e tifozëve sepse çanta ishte më e madhe se formati i lejuar, pra DIN A4”, deklaroi Beate Ostertag, zëdhënësja e policisë së Berlinit. Perimetri i sigurisë i krijuar “është 200 metra i gjerë”, por nuk ka të bëjë me të gjithë zonën e tifozëve dhe episodi nuk ka pasur ndikim në zonën kryesore të tifozëve, atë përballë portës ikonike të Brandenburgut. Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani aktualisht është më i lartë se në vitet e kaluara edhe për shkak të luftës në Gaza. Këtë e kishte paralajmëruar vetëm tri ditë më parë shërbimi sekret i brendshëm gjerman, “Verfassungsschutz”.
sfidanti.al