Neymar-Santos, është e paevitueshme

Neymar është gati të kthehet te Santos. Nuk ka mbetur shumë deri në mbylljen e marrëveshjes dhe ai që është i sigurt se do të kalojë është babai i lojtarit, Neymar Senior i cili ka dhënë një intervistë për Radio 105 FM Futebol Club. Nuk është thjesht një afrim, të gjithë e dinë dashurinë që kemi për Santos. Djali im filloi karrierën e tij me ato ngjyra dhe të kthehesh është bukur. Na kujton shumë gjëra… – nënvizoi babai i futbollistit -. Ëndrra ekziston, por duhet të qëndrojmë të qetë. Neymar ka ende kohë për të zhvilluar karrierën e tij jashtë Brazilit, në veçanti në Arabinë Saudite”.

“Herët a vonë rikthimi te Santos do të ndodhë, është e pashmangshme, por le të mbajmë këmbët në tokë. Le të mendojmë para së gjithash për rikuperimin e tij, ai duhet të jetë në gjendje të kthehet në nivelet e tij. Nuk është e mundur të kapërcehen hapat, dëmtimi është kompleks dhe duhet të shërohet 100%. Mendoj se gushti ose shtatori mund të jenë muajt ideal për rikthimin e tij në fushë”.

sfidanti.al