Në Spanjë, nuk duan Marciniak për të gjykuar Inter-Barça

Barcelona synon kualifikimin për në finalen e madhe të Champions League, por fillimisht duhet të kalojë pengesën e Interit, me sfidën e parë që ka përfunduar 3-3. Për aktin e kthimit, UEFA ka vendosur që ky takim të gjykohet nga Marciniak.

Pjesa më e madhe e shtypit spanjoll ka hapur faqet sportive kundër arbitrit polak, me këtë të fundit që shihet si një tifoz i Real  Madrid.  Kjo akuzë nuk lihet pa përmendur edhe nga Mundo Deportivo, që renditet precedentët e bujshëm. Një foto e gjyqtarit me një çantë dore që mban stemën e Real Madridit, apo një penallti e paakorduar për Julian Alvarez në përballjen Atletico–Real, kanë bërë që mbështetësit e Barcelonës të kenë dyshimet e tyre për Marciniak.

sfidanti.al