Muçi i pandalshëm dhe në miqësore

Legia e Varshavës po përgatitet për rifillimin e kampionatit, teksa Ernest Muçi vazhdon të jetë protagonist me skuadrën polake. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e parë për ekipin e tij kundër Dinamos së Kievit në miqësore. Pas një krosimi në zonë, Muçi gjeti siç duhet topin, duke goditur menjëherë me kokë, me portierin që nuk arriti dot të bënte asgjë veç se ta shikonte topin kur shkonte drejt rrjetës.

sfidanti.al