Muçi hero për Trabzonspor por i pavlefshëm për Kombëtaren

Ernest Muçi në superformë. Sulmuesi shqiptar shënon sërish me fanellën e Trabzonsporit në kampionatin turk. 24-vjeçari ka shënuar dy gola në fitoren 2-1 të skuadrës së tij në transfertë përballë Goztepes. Muçi ka qenë protagonisti i sfidës, duke i dhënë një fitore të çmuar Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionatin turk por ecuria fantastike nuk ia ka prishur mendjen Sylvinhos ta rikthejë në Kombëtare.

Sfidanti.al