Mjällby AIF ka shkruar një nga historitë më të jashtëzakonshme në futbollin europian duke u shpallur kampion i Suedisë (Allsvenskan) për herë të parë në histori. Klubi i vogël nga fshati Hällevik me vetëm 1,500 banorë siguroi titullin pas fitores 2–0 ndaj IFK Göteborg, tre javë para fundit të kampionatit. Vetëm 7 vite më parë Mjällby luante në kategorinë e tretë dhe luftonte për mbijetesë, por me organizim të fortë dhe besim te punët e vogla, arriti të ngjitet hap pas hapi deri në majë.
Suksesi është drejtuar nga trajneri Anders Torstensson, ish-ushtar dhe më vonë mësues, i cili u kthye në klubin e tij të fëmijërisë në vitin 2023 dhe ndërtoi një skuadër konkurruese me buxhet shumë të kufizuar. Ky titull është cilësuar nga mediat suedeze dhe europiane si një “mrekulli sportive” dhe krahasohet me historinë e Leicester City në Premier League. Mjällby provoi se në futboll zemra, organizimi dhe puna e ndershme mund të triumfojnë ndaj parave dhe emrave të mëdhenj.
#Mjällby #goal365shqip