Miqësorja, Besëlidhja mund Vllazninë

Vllaznia është mundur nga Besëlidhja me rezultatin 2-1 në miqësoren e luajtur këtë të shtunë në mesditë në “Loro Boriçi. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, pavarësisht rasteve të krijuara, trajnerët e skuadrave respektive janë kujdesur që të testojnë sa më shumë lojtarë.

Kuqeblutë në këtë miqësore kanë luajtur me formacionin e tyre të dytë, madje duke provuar lojtarë dhe nga U21. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 14-të nga Dibra, kapiteni i skuadrës lezhjane, ndërsa në minutën e 31-të ishte Bruno Gomez që vendosi barazpeshën.  Por vetëm gjashtë minuta më vonë ishte David Marku, që shënoi golin e fitores për Besëlidhjen, për rezultatin përfundimtarë 2-1.