Mehmeti futet dhe zgjon Ipswichin, Premier League gjithnjë e më afër

Ipswich ka arritur një fitore të çmuar 2-1 sot ndaj Birmingham, duke u ngjitur në vendin e dytë në Championship, çka do të thotë ngjitje direkte në Premier League, aq më shumë që Ipswich duhet të luajë edhe 2 ndeshje të prapambetura.

Anis Mehmeti e nisi nga stoli, por Ipswich po luante keq dhe pësoi gol, ndaj që në minutën 38 erdhi futja e sulmuesit kuqezi. Aq u desh që Ipswich të ndryshonte fytyrë dhe të përmbyste gjithçka që në pjesën e parë, ndërkohë që Mehmeti është ndër lojtarët më të lavdëruar në rrjetet sociale nga tifozët pas ndeshjes.