Anis Mehmeti po konfirmon gjithnjë e më shumë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol Sitit. Ylli shqiptar ishte protagonist absolut në ndeshjen ndaj Shefield Uednesdej, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin bindës 0-3 në transfertë.
Mehmeti dha një asist për golin e dytë në minutën e 18-të, shënoi nëpërmjet një realizimi të të bukur në minutën e 32-të, dhe ishte shumë pranë dopietës personale, por tentativa e tij u ndal vetëm nga shtylla.
Me lojën e tij energjike dhe kreativitetin në repartin ofensiv, ai vuri në vështirësi të vazhdueshme mbrojtjen vendase, duke qenë vendimtar në suksesin e ekipit.
Ky ishte një tjetër sinjal i qartë se 23-vjeçari shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer në Championship, duke i dhënë trajnerit garanci se mund të bëhet lideri i Bristol Sitit në këtë sezon. Ai u vlerësua me notën 8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa në total regjistroi 5 gjuajtje, si dhe dha 2 pasime kyçe.
sfidanti.al