Media kroate kritikon Brozoviç

Ashtu si Shqipëria, edhe Kroacia e nisi Europianin me një humbje 3-0 ndaj Spanjës, teksa në shtypin kroat ka përfunduar në qendër të kritikave ish-mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic. Ky i fundit sezonin e kaluar u transferua te arabët e Al Nassr, megjithatë forma e tij ndaj Spanjës linte për të dëshiruar dhe kritikat në shtypin kroat nuk kanë munguar për rënien që ka pësuar mesfushori.

“Ndeshja e fundit e mirë e Brozovic me kombëtaren daton ndaj Spanjës një vit më parë. Çfarë ka ndodhur që atëherë? Është transferuar në Arabi dhe ka rënë ndjeshëm. Nuk është njësoj si të luash në një kampionat modest, apo të jesh te Interi dhe të përballesh me skuadra të mëdha çdo javë. Forma e tij është e papërshtatshme për t’u përballur me kundërshtarë si Spanja apo Italia. Në fund të fundit, janë ndeshjet ndaj kundërshtarëve të fortë ato që të përgatisin më mirë për evente të mëdha si Kampionati Europian”, thuhet në analizën e publikuar në një nga mediat kroate.

sfidanti.al