Mbrojtja më e mirë në Evropë

Inter ndodhet në krye të Serie A, janë favorit kryesor për të fituar titullin, por kjo nuk erdhi rastësisht, numrat flasin qartë: Simone Inzaghi ka ndërtuar një ekip të shkëlqyer. Në 17 javë kampionat, Inter ka shënuar 41 gola, Napoli që është ekipi i dytë me sulmin më të mirë, ka shënuar 31 gola. Ekipi i Inzaghi ka ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer me golin pasi prej 25 ndeshjesh radhazi në Serie A shënojnë të paktën një gol. Lideri i fazës ofensive është Lautaro Martinez, “demi” po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë, udhëheq listën e golashënuesve me 15 gola, e ndjek Berardi me 9 gola. Jo vetëm sulmi, edhe mbrojtja po zhvillon një super sezon. Në 17 javë kanë pësuar vetëm 7 gola, mbrojtja e dytë më e mirë është Juve me 11 gola. Jo vetëm në Serie A, por asnjë skuadër nga 5 kampionet më të rëndësishme në Evropë, nuk ka pësuar kaq pak gola sa Inter.

sfidanti.al