Lucescu ndihet keq gjatë sërvitjes dhe transportohet me urgjencë në spital

Mircea Lucescu u dërgua me urgjencë paraditen e sotme në një spital të Bukureshtit pasi nuk u ndje mirë gjatë seancës stërvitore të Rumanisë, e cila luan të martën një ndeshje miqësore kundër Sllovakisë.

Trajneri 80-vjeçar, i cili u trajtua menjëherë nga një staf i kualifikuar, u transferua me ambulancë në një spital ku aktualisht është në gjendje të qëndrueshme duke iu nënshtruar analizave të mëtejshme.