Leroy Sané është lojtar i Galatasarayt, por nga 1 korriku

Leroy Sané më në fund është zyrtarizuarizuar si lojtar i ri i Galatasarayt.  Siç pritej, pasi kaloi testet mjekësore, sipas deklaratës zyrtare, 29-vjeçari gjerman ka nënshkruar një kontratë trevjeçare (deri në vitin 2028) me vlerë 9 milionë euro neto. Marrëveshja, njoftoi klubi i Stambollit, përfshin një bonus prej 3 milionë eurosh. Megjithatë, marrëveshja do të jetë e vlefshme nga 1 korriku. “Është arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Leroy Aziz Sané për një kontratë me kohëzgjatje 3 sezone, duke filluar nga data 01.07.2025. Sipas marrëveshjes, futbollistit do t’i paguhet një kompensim neto i garantuar prej 9,000,000 eurosh për çdo sezon, përveç një bonusi neto besnikërie prej 3,000,000 eurosh”, përfundon njoftimi i Galatasarayt.

sfidanti.al