“Leao është miks mes Neymar dhe Mbappe”

Rafael Leao ishte protagonist në fitoren 1-2 të Milanit ndaj Fiorentinës në fundjavë, duke dhuruar një asist dhe duke realizuar një gol. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi i kuqezinjve, Florenzi ka vlerësuar në maksimum portugezin. “Leao? Momenti është i mirë për të, meritat i shkojnë 99.9% Rafës. Rafa, duke pasur parasysh karakteristikat që ka, më duket si një miks mes Neymar dhe Mbappe. Por unë po flas për veçoritë. Puna është se nëse ai luan ashtu siç ka luajtur kohët e fundit, ai mund të bëhet i madh”, tha ai.

sfidanti.al