Më në fund ka lajme të mira për trajnerin Carlo Ancelotti. Real Madrid ka publikuar së fundmi listën e lojtarëve që kanë qenë dje në stërvitje, ku në mesin e tyre është edhe Brahim Diaz, i cili u dëmtua gjatë fitores 2-0 ndaj Real Sociedadit, më 14 shtator. Ish-mesfushori i Milanit pësoi një dëmtim në auktorin e këmbës së djathtë, teksa fillimisht u fol për një rikthim të mundshëm të tij në nëntor. Sipas AS, spanjolli i ka djegur etapat e rikuperimit dhe me shumë mundësi do të jetë gati për dy tre javë. Diaz është një element i rëndësishëm për Ancelottin, i cili shpesh herë e përdor si xhol.
sfidanti.al