Këtë verë në “St. James Park” të Newcastle mund ë zhvillohet Kupa e Botës për lojtarët mbi 35 vjeç. Ideja ka marrë jetë muajt e fundit dhe mund të finalizohet e zyrtariohet shumë shpejt. Brazili, Anglia, Franca, Argjentina, Spanja, Gjermania dhe Italia mund të jenë pjesëmarrësit e edicionit të parë të këtij evenimenti. Shikoni pak listën e skuadrave pjesëmarrëse të mundshme, emra që të ngjallin frikë dhe respekt….