Stiven Shpendi ishte protagonist në ndeshjen e javës së fundit të Serie B. Sulmuesi shqiptar realizoi gol me Carraresen, në ndeshjen ndaj Palermos, takim ky i përfunduar 1-1. Një e djathtë e bukur nga distanca përfundoi në rrjetë, me portierin që nuk mund të bënte asgjë, thjeshtë shoqëroi me sy topin. 21-vjeçari ka shënuar 4 gola në këtë sezon. Kujtojmë që Stiven Shpendi do rikthehet te Empoli, klub që zotëron kartonin e tij.
sfidanti.al