Kombëtarja e Amputuarve mbyll fazën e grupeve në Nations League ndaj Kosovës

Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve zhvilloi dje ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve të Nations League Amputee, në Ligën D, përballë Kosovës në Bukuresht. Takimi u mbyll me fitoren e Kosovës 5-0. Ekipi kuqezi mbyll kështu pjesëmarrjen në grup, duke marrë eksperiencë të vlefshme ndërkombëtare dhe duke vijuar procesin e rritjes dhe konsolidimit në arenën europiane të sportit të amputuarve.

sfidanti.al