Jorgo Pëllumbi transferohet në Hungari

Ish-mbrojtësi i Skëndërbeut, Jorgo Pëllumbi bën një hap të madh në karrierë, pasi transferohet në kampionatin humgarez te skuadra e Debrecenit. Mbrojtësi ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë me skuadrën e tij të re. 23-vjeçari u formua si futbollist në ekipet zinxhir të Skënderbeut dhe debutoi në skuadrën e parë në moshën 19-vjeçare. Paraqitjet e mira të Pëllumbit nuk kaluan pa u vënë re dhe vitin 2020 ai u transferua në Kroaci te skuadra e Varazdin (me të cilën ka koleksiunuar 14 ndeshje dhe 1 gol këtë sezon). Mbrojtësi largohet nga kampionati kroat për të nisur një eksperiencë të re me fanellën e Debrecenit.

“Debreceni është një zgjedhje e mirë për mua, për atë që dua të bëj dhe hapat që duhet të hedh në karrierë. E konsideroj si një zgjedhje perfekte. Përshtypja e parë është perfektë, qyteti është i mrekullueshëm, gjithashtu edhe stadiumi. Të gjithë më kanë mirëpritur. Kur mora vesh se Debreceni më kërkon mua, pashë renditjen e skuadrës dhe vendosa që të pranoj ofertën. Tani më mbetet të njihem me shokët e skuadrës sesi luajnë dhe çfarë trajneri kërkon gjatë lojës. Mezi pres që të njihëm me ambientin dhe të luaj duke kontribuar për Debrecenin”, tha mes të tjerash Pëllumbi në prononcimin e parë për faqen zyrtare të klubit hungarez.

sfidanti.al