Benfica mposht konkurrencën, zyrtarizohet Marcos Leonardo

Benfica ka mposhtur konkurrencën dhe ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit brazilian Marcos Leonardo nga Santosi. 20-vjeçari ndiqej me interes edhe nga disa klube të tjera europiane (sidomos nga Roma), por portugezët arritën që ta bëjnë të vetin, duke firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2029 me brazilianin.  “Marcos Leonardo, 20 vjeç, është blerja më e fundit e Benficas. Sulmuesi brazilian vjen nga Santos dhe ka firmosur një kontratë për 5 vite e gjysmë me klubin. Ai do të veshë fanellën me numrin 36”, shkruhet në njoftimin e klubit portugez. Sulmuesi konsiderohet si një nga talentet e futbollit brazilian, në 100 ndeshje të luajtura me Santosin në kampionat, ai ka arritur të shënojë 35 gola.

sfidanti.al