Trajneri i Interit Simone Inzaghi foli për Sky Sport pak ditë para fillimit të kampionatit:
“Është e qartë se ka shumë pritje për këtë debutim. Ne kemi bërë një punë të mirë që nga 13 korriku, kemi pasur ardhje disi të vona duke pasur parasysh Kampionatin e fundit Evropian dhe Copa America, por jam i kënaqur me punën dhe angazhimin e djemve. Ylli i dytë i fituar sezonin e kaluar ishte diçka e mrekullueshme dhe këtë vit angazhimi dhe puna jonë do të duhet të jetë edhe më e lartë se vitin e kaluar. Merkato është e hapur deri në fund të muajit. Ne e dimë se kemi mungesë në repartin e mbrojtjes duke pasur parasysh dëmtimin që patëm me Buchanan. Pronarët e rinj kanë ambicie të mëdha”.
sfidanti.al