Trajneri i Francës, Didier Deschamps u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-0 ndaj Kroacisë. “Pati disa gabime teknike nga ana jonë. Ne u ndëshkuam pas çdo sulmi të ekipit kundërshtar në pjesën e pare. I dhamë kundërshtarëve mundësitë për të na lënduar, ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më e mirë”. “Ne bëmë atë që duhej në pjesën e dytë, por nuk e gjetëm golin. Gjithsesi, edhe pse e humbëm ndeshjen e parë, do të përpiqemi të fitojmë të dytën, në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka që të ndryshojmë gjërat”, shtoi Deschamps. “Kishte shumë humbje nga pikëpamja teknike në fillim. Mbappe? Unë mendoj se ishte shumë i gjallë, u vu në dispozicion dhe punoi shumë kundër një blloku të ulët. Ai mund të bëjë edhe më mirë, por ai e bëri veten të dobishëm”, tha Deschamps.
sfidanti.al