Haalandi i ri, është 17 vjeç, por ka një klauzolë shitjeje 100 mln euro

Tregu brazilian i futbollistëve është përgatitur mjaft mirë për merkaton e ashpër europiane pasi tashmë talenteve të ndryshëm u kanë vendosur klauzola, të cilat vetëm pak vite më parë paguheshin për lojtarë të afirmuar në kompeticione siç është Champions League. Lojtari i radhës që po bëhet gati për të ardhur në Europë është Wendeson Wanderley Santos de Melo, i cili njihet me nofkën ‘Dell’ , i cili ka një klauzolë shitjeje prej 100 milionë eurosh. 17-vjeçari aktivizohet me skuadrën e parë të Bahia-s pasi u promovua pas performancës mjaft të mirë që bëri në 2023 ku në 34 ndeshje shënoi 40 gola.

sfidanti.al