Griezmann thyen rekordin e Messit

Antoine Griezmann futet në historinë e La Liga-s. Sulmuesi francez, u bë futbollisti i huaj me më shumë paraqitje në elitën e futbollit spanjoll.

Rekordi më parë mbahej nga Leo Messi me 520 paraqitje me fanellën e Barcelonës. Megjithatë, Griezmann me aktivizimin ndaj Espanyol, shkoi në shifrën e 521 ndeshjeve në La Liga. 34-vjeçari, ka shënuar 198 gola në 521 ndeshje që nga fillimi i karrierës së tij me Real Sociedad, me të cilët luajti 141 ndeshje nga viti 2009 deri në 2014.

sfidanti.al